Eksodi 36:5-7
Eksodi 36:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
i tha Moisiut: «Populli po sjell më shumë se ç'duhet për punën që ZOTI urdhëroi të bëhet». Atëherë Moisiu dha urdhër dhe lajmi u përhap në fushim që asnjë burrë apo grua, të mos dhurojë më për ndërtimin e shenjtërores. Kështu, populli ndaloi së dhuruari, sepse ato që kishin sjellë ishin më se të mjaftueshme për tërë punën.
Eksodi 36:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen". Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështu e ndaluan popullin të sillte tjetër material. Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte.