Eksodi 33:18-22
Eksodi 33:18-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj Moisiu tha: «Më dëfto lavdinë tënde». ZOTI i tha: «Do ta kaloj para teje tërë mirësinë time dhe do të shpall para teje emrin e ZOTIT. Do të kem mëshirë për atë që dua të mëshiroj e do të kem dhembshuri për atë që dua të kem dhembshuri. Por fytyrën time nuk do të mund ta shohësh, se askush nuk mund ta shohë e të mbesë gjallë». Pastaj ZOTI tha: «Ja ku është një vend pranë meje. Qëndro mbi shkëmb, që kur të kalojë lavdia ime, të të fus në një zgavër shkëmbi e të të mbuloj me dorën time deri sa unë të kaloj.
Eksodi 33:18-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Moisiu tha: "Tregomë lavdinë tënde!". Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj". Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". Pastaj Zoti tha: "Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin; dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, derisa të kem kaluar