Eksodi 33:16-17
Eksodi 33:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si do të merret vesh që unë dhe populli yt kemi gjetur hir para teje, përveçse duke u nisur me ne? Vetëm kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt e tjerë mbi faqen e dheut». ZOTI i tha Moisiut: «Do ta plotësoj edhe këtë kërkesë, sepse ke gjetur hir para meje dhe të njoh me emër».
Eksodi 33:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut". Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".