Eksodi 3:13-15
Eksodi 3:13-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: «Nëse shkoj te izraelitët e u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju” e ata më thonë: “Si e ka emrin?”, çfarë t'u them?». Perëndia i tha Moisiut: «UNë JAM AI Që UNë JAM!». Dhe shtoi: «Kështu thuaju izraelitëve: “UNë JAM më ka dërguar te ju”». Perëndia i tha përsëri Moisiut: «Kështu thuaju izraelitëve: “ZOTI, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut, Perëndia i Jakobit më ka dërguar te ju”. Ky është emri im përjetë dhe kështu do të kujtohem brez pas brezi.
Eksodi 3:13-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç'përgjigje duhet t'u jap?". Perëndia i tha Moisiut: "UNË JAM AI QË JAM". Pastaj tha: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNË JAM-i më ka dërguar tek ju"". Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".