Eksodi 3:1-6
Eksodi 3:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Moisiu po kulloste dhentë e të vjehrrit, Jetrit, priftit të Midianit, dhe i çoi dhentë përtej shkretëtirës. Ai mbërriti në Horeb, në malin e Perëndisë. Engjëlli i ZOTIT iu shfaq në flakën e zjarrit, në mes të shkurres. Moisiu vështroi dhe, ja, shkurrja kishte marrë flakë, por nuk po digjej. Atëherë Moisiu tha: «Po kthehem që të shoh këtë pamje të çuditshme. Përse nuk digjet shkurrja?!». Kur pa se Moisiu u kthye për të parë, ZOTI e thirri nga mesi i shkurres e i tha: «Moisi, Moisi!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!». Zoti tha: «Mos u afro këtu! Zbathi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po qëndron është tokë e shenjtë». Dhe shtoi: «Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit». Atëherë Moisiu mbuloi fytyrën, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.
Eksodi 3:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Midianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb. Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishteje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej. Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!". Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam". Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë". Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.