Eksodi 19:17-18
Eksodi 19:17-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Moisiu e nxori popullin nga fushimi që të takonte Perëndinë dhe ata qëndruan në rrëzë të malit. Mali i Sinait u bë tym krejt, sepse ZOTI kishte zbritur me zjarr mbi të. Tymi ngrihej si të ishte tym furre dhe i tërë mali u tund fort.
Ndaje
Lexo Eksodi 19Eksodi 19:17-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit. Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.
Ndaje
Lexo Eksodi 19