Eksodi 17:3-6
Eksodi 17:3-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Popullin e kishte zënë etja, prandaj murmuriti kundër Moisiut e tha: «Përse na nxore nga Egjipti? Për të na mbytur nga etja ne, fëmijët dhe bagëtitë tona?». Moisiu i thirri ZOTIT: «Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak e do të më vrasin me gurë». ZOTI iu përgjigj: «Dil para popullit, merr me vete disa nga pleqtë e Izraelit, merr edhe shkopin me të cilin godite lumin Nil e shko. Ja, unë po qëndroj para teje te shkëmbi i Horebit. Godite shkëmbin që të dalë ujë e populli të pijë». Moisiu veproi kështu para pleqve të Izraelit.
Eksodi 17:3-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?". Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë". Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu. Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.