Eksodi 15:3-7
Eksodi 15:3-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI është i fortë në luftë, ZOT është emri i tij. Karrocat dhe ushtrinë e faraonit i vërviti në det. Të përzgjedhurit e tij, u mbytën në detin e Kuq. Ujërat i mbuluan, si gurë u fundosën. E djathta jote, o ZOT, fuqi madhështore. E djathta jote, o ZOT, e dërrmon armikun. Me madhështinë tënde i rrëzon kundërshtarët. Zemërimin e lëshon, që si byku t'i përpijë.
Eksodi 15:3-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti është një luftëtar, emri i tij është Zoti. Ai hodhi në det qerret e Faraonit dhe ushtrinë e tij, luftëtarët më të mirë të tij u mbytën në Detin e Kuq. Ata mbulohen nga humnera; ranë në fund si një gur. E djathta jote, o Zot, është e mrekullueshme në fuqinë e saj. E djathta jote, o Zot, i dërmoi armiqtë. Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjerr jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte.