Eksodi 12:5-7
Eksodi 12:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Qengji të jetë i patëmetë, mashkull dhe motak. Merrni qengj ose kec. Ruajeni deri ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji dhe pastaj tërë bashkësia e Izraelit ta therë në muzg. Pastaj, të marrin pak nga gjaku i qengjit dhe të lyejnë të dy shtalkat dhe kryetraun e dyerve të shtëpive ku do të hahet qengji.
Eksodi 12:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Qengji juaj duhet të jetë pa të meta, mashkull, motak; mund të merrni një qengj ose një kec. Do ta ruani deri në ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, dhe tërë asambleja e popullit të Izraelit do ta therë atë në të ngrysur. Pastaj do të marrin nga ai gjak dhe do ta vënë mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive ku do ta hanë.