Eksodi 10:13-14
Eksodi 10:13-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Moisiu shtriu shkopin mbi tokën e Egjiptit dhe ZOTI dërgoi mbi tokë erën e lindjes gjatë gjithë asaj dite e nate. Në të gdhirë, era e lindjes kishte sjellë karkalecat. Ata u lëshuan mbi tërë Egjiptin dhe u ndalën aty. Kurrë nuk kishte pasur më parë kaq shumë karkaleca dhe kurrë nuk do të kishte kaq shumë as në të ardhmen.
Ndaje
Lexo Eksodi 10Eksodi 10:13-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat. Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.
Ndaje
Lexo Eksodi 10