Efesianëve 6:14-17
Efesianëve 6:14-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Qëndroni, pra, të fortë, me ijët ngjeshur me të vërtetën e vishni drejtësinë si parzmore. Mbathni këmbët me gatishmërinë për të predikuar ungjillin e paqes. Mbani gjithmonë në dorë besimin si mburojë, me të cilin do të mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. Mbani shpëtimin si përkrenare dhe shpatën e Shpirtit që është fjala e Perëndisë.
Efesianëve 6:14-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë, dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes, mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë