Efesianëve 5:31-33
Efesianëve 5:31-33 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një trup i vetëm. Kjo e fshehtë është e madhe. Por këtë po e them në lidhje me Krishtin dhe kishën. Megjithatë edhe secili prej jush ta dojë gruan e vet siç do veten. Po ashtu edhe gruaja ta nderojë burrin e saj.
Ndaje
Lexo Efesianëve 5Efesianëve 5:31-33 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''. Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
Ndaje
Lexo Efesianëve 5