Efesianëve 2:19-22
Efesianëve 2:19-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj ju nuk jeni më të huaj e bujtës, por jeni bashkëqytetarë me të shenjtët dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë. Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu. Në të e gjithë ndërtesa lidhet mirë e rritet për t'u bërë një tempull i shenjtë për Zotin. Përmes tij edhe ju bashkë me të tjerët po ndërtoheni për t'u bërë ndërtesa ku Perëndia banon përmes Shpirtit.
Efesianëve 2:19-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes, mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.