Efesianëve 1:21-23
Efesianëve 1:21-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
duke e vënë përmbi çdo sundim e pushtet, përmbi çdo fuqi e zotërim dhe mbi çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme. Perëndia e nënshtroi gjithçka nën këmbët e Krishtit dhe e bëri atë kreun e kishës, përmbi çdo gjë. Kisha është trupi i Krishtit, është plotësia e atij që me praninë e tij bën gjithçka të plotë.
Efesianëve 1:21-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme, dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës, e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.