Predikuesi 8:16-17
Predikuesi 8:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur u dhashë me gjithë zemër për ta njohur urtinë e për ta vërejtur detyrën që është caktuar mbi tokë, sesi sytë nuk shohin gjumë as ditën, as natën, pashë gjithë punën e Perëndisë, se njeriu nuk mund ta marrë me mend veprën që është kryer nën diell. Sado të mundohet njerëzia të kërkojë, nuk do ta gjejë. Edhe nëse ndonjë i urtë do të thotë se e di, nuk do të mund ta gjejë.
Predikuesi 8:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën), atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t'i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t'i zbulojë.