Ligji i Përtërirë 9:9-11
Ligji i Përtërirë 9:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur u ngjita në mal për të marrë rrasat e gurit, rrasat e besëlidhjes që ZOTI lidhi me ju, qëndrova atje për dyzet ditë e dyzet net pa ngrënë bukë e pa pirë ujë. Pastaj ZOTI m'i dha dy rrasat e gurit të shkruara nga vetë dora e Perëndisë. Ato përmbanin të gjitha fjalët që ZOTI ju tha nga mesi i zjarrit në mal, në ditën e tubimit. Pasi kaluan dyzet ditë e dyzet net, ZOTI m'i dha dy rrasat e gurit, rrasat e besëlidhjes.
Ligji i Përtërirë 9:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë, dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netëve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.