Ligji i Përtërirë 7:7-9
Ligji i Përtërirë 7:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI nuk ju ka për zemër e nuk ju zgjodhi, se jeni populli më i madh. Në të vërtetë ju jeni më të vegjlit. ZOTI ju do dhe e mbajti betimin për të cilin iu betua etërve tuaj, prandaj ju nxori me dorë të fuqishme, ju çliroi nga skllavëria, nga dora e faraonit, mbretit të Egjiptit. Dije se ZOTI, Perëndia yt, është Perëndi, Perëndi besnik që e mban besëlidhjen e tregon mirësi deri në një mijë brezni për atë që e do dhe që i mban urdhërimet e tij.
Ligji i Përtërirë 7:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve; por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit. Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij