Ligji i Përtërirë 34:10-12
Ligji i Përtërirë 34:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kurrë më nuk doli në Izrael ndonjë profet si Moisiu, me të cilin ZOTI takohej ballë për ballë. ZOTI e dërgoi atë të bënte shenja e mrekulli në tokën e Egjiptit, kundër faraonit, shërbëtorëve e tokës së tij e të tregonte vepra të fuqishme e të tmerrshme, të cilat Moisiu i bëri para mbarë Izraelit.
Ligji i Përtërirë 34:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy, në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij, në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.