Ligji i Përtërirë 33:26-29
Ligji i Përtërirë 33:26-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Nuk ka si Perëndia, o Jeshurun. Kalëron qiej e re me madhështi, që në ndihmë të të vijë. Strehë është Perëndia i amshuar, përkrahje krahët e tij të përjetshëm. Armiqtë i zbon para teje, “Shkatërrojini”, ai urdhëron. Izraeli banon i sigurt, rrjedha e Jakobit e qetë, në tokën e drithit e të verës, ku vesa e qiellit rigon. Lum ti, o Izrael. Cilin popull shpëtoi ZOTI si ti? Ai është mburoja që të mbron, shpata që lavdi të sjell. Armiqtë do të të lëpihen, e ti do t'i shtypësh me këmbë».
Ligji i Përtërirë 33:26-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejt në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij. Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!". Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurt, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë. Ti je i lumtur, o Izrael! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".