Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolosianëve 4:2-18

Kolosianëve 4:2-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Këmbëngulni e rrini zgjuar në lutje, duke falënderuar Perëndinë. Lutuni edhe për ne, që Perëndia të na japë mundësi të tjera për të predikuar të fshehtën për Krishtin, për të cilin jam në burg. Lutuni që predikimi im të jetë ashtu siç duhet. Silluni me urti ndaj atyre që nuk besojnë në Krishtin, duke përdorur mirë çdo mundësi që ju jepet. Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të regjura, që të dini si t'i përgjigjeni gjithkujt. Tikiku, vëllai ynë i dashur e ndihmësi besnik, që i shërben Zotit bashkë me mua, do t'ju tregojë gjithçka për mua. Unë e dërgova te ju për të parë gjendjen tuaj dhe për t'ju ngushëlluar zemrat. Po e dërgoj bashkë me Onesimin, vëllanë tonë besnik e të dashur, që është një nga ju. Ata do t'ju tregojnë gjithçka që ndodh këtu. Ju përshëndet Aristarku, që është i burgosur bashkë me mua, dhe Marku, nipi i Barnabës, për të cilin ju kemi porositur që ta prisni mirë kur të vijë te ju. Ju përshëndet edhe Jezui që e thërrasin Just. Këta janë të vetmit nga besimtarët e rrethprerë që bashkëpunojnë me mua për përhapjen e mbretërisë së Perëndisë dhe që më janë bërë ngushëllim. Ju përshëndet Epafrai, që është një nga ju, dhe që është shërbëtor i Krishtit Jezu. Ai lutet gjithnjë për ju që të qëndroni të përsosur dhe të kryeni plotësisht vullnetin e Perëndisë. Unë ju siguroj se ai mundohet shumë për ju dhe për ata në Laodice e në Hierapojë. Ju përshëndesin Luka, mjeku i dashur, dhe Dema. Përshëndetni vëllezërit në Laodice, Nimfën dhe kishën që mblidhet në shtëpinë e saj. Kur ta keni lexuar këtë letër, dërgojuani edhe atyre të kishës në Laodice që ta lexojnë. Po ashtu edhe ju, merreni e lexojeni letrën që kam dërguar në Laodice. I thoni Arkipit: «Kujdes dhe kryeje mirë shërbesën që more nga Zoti». Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time. Kujtoni prangat e mia! Hiri qoftë me ju!

Kolosianëve 4:2-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falënderim. Dhe duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet. Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit. Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua; unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja, bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme. Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabas (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni), dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushëllim. Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë. Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis. Luka, mjeku i dashur, dhe Dema ju përshëndesin. U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfait dhe kishës që është në shtëpinë e tij. Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodices; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices. Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''. Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.

Kolosianëve 4:2-18

Kolosianëve 4:2-18 ALBBKolosianëve 4:2-18 ALBBKolosianëve 4:2-18 ALBBKolosianëve 4:2-18 ALBBKolosianëve 4:2-18 ALBB