Kolosianëve 3:17-21
Kolosianëve 3:17-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë. Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit! Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to! Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit! Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra!
Kolosianëve 3:17-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij. Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe mos u bëni të hidhur ndaj tyre. Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin. Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.