Kolosianëve 2:1-5
Kolosianëve 2:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dua t'ju bëj të njohur luftën e madhe që bëj për ju, për ata të Laodicesë dhe për të gjithë ata që nuk më kanë njohur personalisht. Unë luftoj që zemrat e tyre të gjejnë ngushëllim, që ata të jetojnë të bashkuar me dashuri e të pasuruar me sigurinë që jep dija e plotë. Kështu ata mund të njohin të fshehtën e Perëndisë, Krishtin. Në të gjenden të fshehura të gjitha thesaret e urtisë e të dijes. Këtë jua them që të mos ju gënjejë askush me fjalë joshëse. Edhe pse me trup nuk jam aty, shpirtërisht jam me ju dhe gëzohem kur shikoj rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
Kolosianëve 2:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht, që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarsisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit, ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes. Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse, sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.