Kolosianëve 1:19-23
Kolosianëve 1:19-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sepse Perëndisë i pëlqeu që në Birin të banojë e gjithë plotësia e vetë Perëndisë e të pajtojë me veten e tij, nëpërmjet Birit, gjithçka mbi tokë a në qiej, duke vendosur paqen me anë të gjakut që Biri derdhi në kryq. Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga. Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm. Por duhet të qëndroni të fortë në besim, të qëndrueshëm e të palëkundur në shpresën që jep ungjilli që dëgjuat. Ky ungjill i është predikuar gjithë krijesës nën qiell dhe unë, Pali, jam bërë shërbëtor i tij.
Kolosianëve 1:19-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt. Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija, tani ju pajtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm, në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.