Kolosianëve 1:16-19
Kolosianëve 1:16-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sepse nga ai u krijua gjithçka në qiej e në tokë, të dukshmet e të padukshmet, fronet, zotërimet, sunduesit e pushtetet. Gjithçka u krijua përmes tij e për të. Ai është përpara çdo gjëje, gjithçka e krijuar qëndron në të. Ai është kreu i trupit, domethënë i kishës, fillimi i jetës së re, i pari që u ngjall prej të vdekurve, që të jetë i pari në gjithçka. Sepse Perëndisë i pëlqeu që në Birin të banojë e gjithë plotësia e vetë Perëndisë
Kolosianëve 1:16-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të. Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë, sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia