Amosi 9:13-15
Amosi 9:13-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
“Ja, po vijnë ditët”, kumton ZOTI, “Kur bujku do të prodhojë më shumë se korrësi e shitësi i rrushit më shumë se ai që e mbjell, kur malet do të rrjedhin musht e tërë kodrat do të vërshojnë. Do ta përtërij popullin tim, Izraelin. Ata do t'i rindërtojnë qytetet e rrënuara e në to do të banojnë. Do të mbjellin vreshta e verën do t'ia pinë. Do të mbjellin kopshte e frytet do t'ia hanë. Do t'i ngul në tokë, e kurrë nuk do t'i shpërngul nga toka që u dhashë”, thotë ZOTI, Perëndia yt».
Amosi 9:13-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ai që lëron do t'i afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; atëherë malet do të kullojnë musht, që do të rrjedhë poshtë nëpër kodra. Do ta kthej nga robëria popullin tim të Izraelit, dhe ata do të rindërtojnë qytetet e shkretuara dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtet dhe do të hanë frytet e tyre. Unë do t'i mbjell në tokën e tyre dhe nuk do të çrrënjosen kurrë më nga toka që u kam dhënë atyre, thotë Zoti, Perëndia yt".