Veprat e Apostujve 8:26-29
Veprat e Apostujve 8:26-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Një engjëll i Zotit i foli Filipit e i tha: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi në Gazë». Ajo është një rrugë e shkretë. Filipi u ngrit e shkoi. Ai pa një eunuk etiopas, zyrtar i lartë i Kandakës, mbretëreshës së etiopasve, kujdestar i tërë thesarit të saj. Ky kishte qenë në Jerusalem për të adhuruar e tani po kthehej, ulur në karrocën e vet, duke lexuar profetin Isai. Atëherë Shpirti i tha Filipit: «Shko e hip në atë karrocë!».
Veprat e Apostujve 8:26-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ''Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë''. Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia. Dhe Fryma i tha Filipit: ''Afrohu dhe arrije atë karrocë!''.