Veprat e Apostujve 8:1-3
Veprat e Apostujve 8:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sauli e miratoi vrasjen e Stefanit. Atë ditë filloi një përndjekje e madhe ndaj kishës në Jerusalem. Përveç apostujve, të gjithë u shpërndanë nëpër fshatrat e Judesë e të Samarisë. Disa njerëz të përkushtuar ndaj Perëndisë e varrosën Stefanin dhe e vajtuan shumë. Ndërsa Sauli po e shkatërronte kishën duke hyrë shtëpi më shtëpi. Ai merrte zvarrë burra e gra dhe i fuste në burg.
Veprat e Apostujve 8:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve. Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të. Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg.