Veprat e Apostujve 28:1-15
Veprat e Apostujve 28:1-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi shpëtuam, morëm vesh se ishulli quhej Maltë. Vendasit treguan një dashamirësi të pazakontë ndaj nesh. Ata ndezën një zjarr e na mblodhën të gjithëve rreth tij, sepse kishte filluar të binte shi e bënte ftohtë. Pali kishte mbledhur një krah dru dhe po i vinte në zjarr kur iu lidh rreth dorës një nepërkë që doli për shkak të të nxehtit. Kur e panë vendasit gjarprin që varej në dorën e tij, i thanë njëri-tjetrit: «Ky njeri duhet të jetë vrasës. Edhe pse i shpëtoi detit, drejtësia hyjnore nuk e lejoi të jetojë». Pali e shkundi gjarprin në zjarr e nuk pësoi asgjë të keqe. Ata po prisnin që të ënjtej, apo të binte i vdekur menjëherë, por, pasi pritën shumë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndërruan mendje e filluan të thoshin se ai ishte perëndi. Afër atij vendi gjendeshin tokat e të parit të ishullit me emrin Publi. Ai na priti e na strehoi miqësisht për tri ditë. I ati i Publit ishte i sëmurë në shtrat me ethe e lëbarke. Pali iu afrua atij, u lut, shtriu duart mbi të dhe e shëroi. Pasi ndodhi kjo gjë, edhe të sëmurët e tjerë të ishullit erdhën te Pali dhe u shëruan. Ata na nderuan shumë dhe, kur po niseshim, na dhanë me vete gjithçka që na nevojitej. Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë që e kishte kaluar dimrin në ishull dhe që mbante emblemën e Dioskurëve. U ndalëm në Sirakuzë e ndenjëm aty tri ditë. Pastaj lundruam përgjatë bregut e mbërritëm në Regjio. Pas një dite filloi të frynte juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuol. Aty gjetëm disa vëllezër, të cilët na u lutën të rrinim me ta shtatë ditë. Pastaj shkuam në Romë. Vëllezërit që ishin atje, kur dëgjuan për ne, erdhën që nga Forumi i Apit e nga Tri Tavernat për të na takuar. Kur i pa, Pali falënderoi Perëndinë e mori zemër.

Veprat e Apostujve 28:1-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe si shpëtuan, morën vesh atëherë se ishulli quhej Maltë. Barbarët treguan ndaj nesh një mirësjellje të pazakontë, sepse ndezën një zjarr të madh dhe na morën të gjithëve brenda, sepse binte shi dhe bënte ftohtë. Dhe, ndërsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga të nxehtit doli një nepërkë dhe iu ngjit te dora. Barbarët, kur panë gjarprin që i varej nga dora, i thanë njëri-tjetrit: ''Me siguri ky njeri është një vrasës, sepse, edhe pse shpëtoi nga deti, drejtësia hyjnore nuk e lë të rrojë''. Por Pali, si e shkundi gjarprin në zjarr, nuk pësoi ndonjë të keqe. Dhe ata po prisnin që ai të fryhej ose të binte i vdekur në çast; por, mbasi pritën gjatë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndryshuan mendim dhe thanë se ishte një perëndi. Edhe rreth atij vendi i kishte arat i pari i ishullit me emër Publius; ai na priti dhe na mbajti në shtëpi tri ditë miqësisht. Dhe ndodhi që i ati i Publiusit dergjej në shtrat, i sëmurë me ethe dhe me dizenteri; Pali i shkoi dhe, mbasi ishte lutur, vuri duart mbi të dhe e shëroi. Mbas kësaj edhe banorë të tjerë të ishullit që kishin sëmundje vinin tek ai dhe u shëruan; dhe këta na nderuan me shumë ndere dhe, kur u nisëm për të lundruar, na furnizuan gjërat e nevojshme. Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët. Dhe, si arritëm në Sirakuzë, qëndruam atje tri ditë. Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli. Kur gjetëm atje vëllezër, na lutën të rrimë tek ata shtatë ditë. Dhe kështu mbërritëm në Romë. Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apiani dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.