Veprat e Apostujve 27:27-31
Veprat e Apostujve 27:27-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ishte nata e katërmbëdhjetë dhe, ndërsa po lundronim në detin Mesdhe, rreth mesnatës detarët menduan se po i afroheshin tokës. Atëherë lëshuan matësin e thellësisë dhe panë se thellësia ishte rreth tridhjetë e shtatë metra. Pak më vonë e matën përsëri thellësinë dhe ajo ishte njëzet e tetë metra. Nga frika se mos përplaseshim me ndonjë shkëmb, hodhën katër spiranca nga kiçi dhe uronin që të zbardhte sa më shpejt. Detarët donin ta braktisnin anijen dhe kishin ulur varkën e shpëtimit në det, gjoja për të vënë spirancat në bash. Pali i tha kryeqindësit dhe ushtarëve: «Nëse këta njerëz nuk qëndrojnë në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni».
Veprat e Apostujve 27:27-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke. Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë. Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallin në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi, Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: ''Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni''.