Veprat e Apostujve 19:1-7
Veprat e Apostujve 19:1-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa Apoli ishte në Korint, Pali kaloi nëpër krahinat malore dhe arriti në Efes. Atje gjeti disa dishepuj e u tha: «Kur besuat, a e morët Shpirtin e shenjtë?». Ata iu përgjigjën: «As që kemi dëgjuar se ka Shpirt të shenjtë». Dhe Pali u tha: «Me çfarë jeni pagëzuar, atëherë?». Ata i thanë: «Me pagëzimin e Gjonit». Pali u tha: «Gjoni pagëzoi ata që pendoheshin dhe u bëri thirrje njerëzve të besonin në atë që do të vinte pas tij, domethënë në Jezuin». Kur dëgjuan këtë gjë, ata u pagëzuan në emrin e Zotit Jezu. Atëherë Pali vendosi duart mbi ta dhe Shpirti i shenjtë zbriti mbi ta. Ata filluan të flasin në gjuhë të tjera e të profetizonin. Ata ishin gjithsej rreth dymbëdhjetë burra.
Veprat e Apostujve 19:1-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ndërsa Apolo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre: ''A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?''. Ata iu përgjigjën: ''Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë''. Dhe ai u tha atyre: ''Me se, pra, u pagëzuat?''. Ata u përgjigjën: ''Me pagëzimin e Gjonit''. Atëherë Pali tha: ''Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t'i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit. Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus. Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan. Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra.