Veprat e Apostujve 15:36-40
Veprat e Apostujve 15:36-40 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: «Të kthehemi e të takojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku kemi predikuar fjalën e Zotit e të shohim si i kanë punët». Barnaba donte që të merrnin edhe Gjonin që quhej Mark, por Pali nguli këmbë që të mos e merrnin me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili e nuk i kishte shoqëruar në veprën e tyre. Ata u grindën aq shumë, saqë u ndanë nga njëri-tjetri dhe Barnaba mori Markun e lundroi për në Qipro. Pali zgjodhi Silën e u nis pasi vëllezërit ia besuan Palin hirit të Zotit.
Veprat e Apostujve 15:36-40 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabas: ''Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë''. Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark. Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë. Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro. Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.