Veprat e Apostujve 13:1-3
Veprat e Apostujve 13:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në kishën e Antiokisë kishte profetë e mësues: Barnaba, Simeoni, që quhej Niger, Luci nga Kirena, Manaeni, shok fëmijërie i Herod Tetrarkut dhe Sauli. Ndërsa po adhuronin Zotin e po agjëronin, Shpirti i shenjtë tha: «M'i ndani mënjanë Barnabën e Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur». Pastaj, pasi agjëruan e u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
Veprat e Apostujve 13:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kirenea, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli. Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: ''M'i ndani veç Barnaban dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur''. Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.