2 Timoteut 4:19-22
2 Timoteut 4:19-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të fala Priskës e Akuilit dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit. Erasti mbeti në Korint, ndërsa Trofimin e lashë të sëmurë në Milet. Nxito të vish para dimrit. Të bëjnë të fala Eubuli, Pudi, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit. Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!
Ndaje
Lexo 2 Timoteut 42 Timoteut 4:19-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit. Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet. Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit. Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
Ndaje
Lexo 2 Timoteut 4