2 Timoteut 4:17-18
2 Timoteut 4:17-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por Zoti qëndroi me mua e më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet. Kështu i shpëtova gojës së luanit. Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë e do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij, në shekuj të shekujve! Amen!
Ndaje
Lexo 2 Timoteut 42 Timoteut 4:17-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit. Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
Ndaje
Lexo 2 Timoteut 4