2 Thesalonikasve 3:6-12
2 Thesalonikasve 3:6-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po ju porosisim, o vëllezër, në emrin e Zotit Jezu Krisht, të largoheni nga çdo vëlla që jeton në përtaci e jo sipas traditës që morët prej nesh. Dhe ju e dini sesi duhet të na shkërbeni ne, sepse ne nuk jetuam në përtaci kur ishim mes jush e as nuk kemi ngrënë falas nga ndonjëri prej jush, por jemi lodhur e munduar duke punuar ditë e natë për të mos iu bërë barrë ndokujt. Ne e kemi pushtetin për ta bërë këtë, por vepruam kështu që të na shkërbeni ne. Edhe kur ishim me ju, ju porositëm se ai që nuk dëshiron të punojë, as të mos hajë. Po dëgjojmë se disa nga ju jetojnë në përtaci, nuk bëjnë asnjë punë dhe merren me gjëra të kota. Këta i porosisim dhe i lusim në emër të Zotit Jezu Krisht që t'i shtrohen punës për të nxjerrë bukën e gojës.
2 Thesalonikasve 3:6-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh. Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush, dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me lodhje e mundim natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush. Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shembull që ju të na imitonit. Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë. Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota. Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.