2 Thesalonikasve 3:2-5
2 Thesalonikasve 3:2-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lutuni edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e mbrapshtë e të ligj, sepse jo të gjithë besojnë në Perëndinë. Por Zoti është besnik dhe do t'ju forcojë e do t'ju ruajë nga i ligu. Zoti na bën të kemi besim se ju po i bëni dhe do të vazhdoni t'i bëni gjërat për të cilat ju kemi porositur. Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Perëndisë e në durimin e Krishtit.
2 Thesalonikasve 3:2-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim. Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu. Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni. Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.