2 Thesalonikasve 2:13-17
2 Thesalonikasve 2:13-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ne duhet ta falënderojmë Perëndinë gjithmonë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi për të qenë të parët që do të shpëtonit përmes Shpirtit që ju shenjtëron dhe përmes besimit tek e vërteta. Ai ju thirri përmes ungjillit tonë, që të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht. Kështu pra, o vëllezër, qëndroni të fortë dhe ruani traditat që ju mësuam, qoftë përmes predikimit, qoftë përmes letrës sonë. Vetë Zoti ynë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, i cili na deshi dhe na dha ngushëllim të amshuar dhe shpresën e mirë me anë të hirit, i ngushëlloftë zemrat tuaja dhe i forcoftë për çdo vepër e për çdo fjalë të mirë!
2 Thesalonikasve 2:13-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t'ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën; tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht. Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë. Dhe vetë Zoti jonë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë, ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.