2 i Samuelit 11:1-5
2 i Samuelit 11:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Davidi dërgoi Joabin, shërbëtorët që ishin me të e mbarë Izraelin, për të shfarosur amonitët. Ata rrethuan Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Një mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe filloi të shëtiste në tarracën e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca pa një grua që po lahej. Ajo ishte shumë e bukur. Davidi dërgoi njerëz të pyesnin për atë grua dhe i thanë: «Kjo është Batsheba, bija e Eliamit, gruaja e Urjah Hititit». Atëherë Davidi dërgoi disa lajmëtarë për ta sjellë tek ai dhe fjeti me të. Ajo sapo kishte kryer ritin e pastrimit nga të përmuajshmet. Pastaj ajo u kthye në shtëpinë e vet. Gruaja mbeti shtatzënë dhe i dërgoi lajm Davidit e i tha: «Jam shtatzënë!».
2 i Samuelit 11:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Davidi dërgoi Joabin me shërbëtorët e tij dhe me tërë Izraelin për të shkatërruar vendin e bijve të Amonit dhe për të rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti në Jeruzalem. Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në tarracën e pallatit mbretëror. Nga tarraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur. Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Është Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e hiteut Uriah". Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet. Gruaja mbeti me barrë dhe ia njoftoi Davidit, duke i thënë: "Jam me barrë".