2 Pjetrit 1:12-15
2 Pjetrit 1:12-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Për këtë arsye do të vazhdoj t'jua kujtoj përherë këto gjëra, edhe pse i dini e jeni të palëkundur në këtë të vërtetë. Mendoj se është e drejtë t'ju mbaj zgjuar duke jua kujtuar ato për sa të jem në këtë jetë. Unë e di se do ta lë shpejt këtë trup, sikurse ma ka shfaqur Zoti ynë Jezu Krisht. Prandaj do të përpiqem që të mund t'i kujtoni të gjitha këto gjëra edhe pas largimit tim.
2 Pjetrit 1:12-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj nuk do të lë pas dore t'ju kujtoj vazhdimisht këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni të patundur në këtë të vërtetë. Por unë mendoj se është e drejtë, përderisa jam në këtë tendë, t'ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend, duke ditur se, së shpejti më duhet ta lë këtë tendën time, sikurse ma tregoi Zoti ynë Jezu Krisht. Por do të kujdesem që, edhe pas largimit tim, ju të mund t'i kujtoni gjithnjë këto gjëra.