2 i Mbretërve 9:30-37
2 i Mbretërve 9:30-37 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur mbërriti Jehu në Izrel, Izebela e mori vesh, prandaj leu sytë, stolisi kokën dhe doli në dritare për të parë. Kur Jehu po kalonte portën e qytetit, ajo i tha: «Vjen në paqe, o Zimri, vrasësi i zotërisë tënd?». Jehu ngriti sytë për nga dritarja e tha: «Kush është me mua? Kush? Dy a tre eunukë u përkulën nga dritarja për të parë Jehun». Ai i urdhëroi: «Hidheni poshtë!». Ata e hodhën poshtë dhe gjaku i saj stërpiku muret dhe kuajt. Mandej Jehu kaloi me karrocë mbi kufomën e saj. Ai hyri brenda, hëngri e piu dhe tha: «Shkoni e merruni me atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti». Kur shkuan për ta varrosur, nuk i gjetën gjë tjetër veç kafkës, këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve. U kthyen e i treguan Jehut. Atëherë ai tha: «Kjo ishte fjala që ZOTI tha përmes profetit Eli Tishbitit: qentë do ta hanë mishin e Izebelës në fushat e Izrelit. Kufoma e Izebelës do të shpërndahet si pleh anekënd fushave të Izrelit e askush nuk do të mund të thotë: “Kjo është Izebela”».
2 i Mbretërve 9:30-37 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë. Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?". Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: "Kush është me mua? Kush?". Dy ose tre eunukë dolën në dritare duke shikuar nga ai. Ai tha: "Hidheni poshtë!". Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të. Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: "Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti". Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve. U kthyen t'i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit; kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".