2 i Mbretërve 4:8-10
2 i Mbretërve 4:8-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Një ditë Eliseu shkoi në Shunem. Një grua fisnike që jetonte aty nguli këmbë që Eliseu të hante bukë në shtëpinë e saj. Që prej asaj dite Eliseu kthehej në shtëpinë e saj për të ngrënë, sa herë që i binte rruga nga Shunemi. Ajo grua i tha burrit të vet: «Jam e bindur se ky njeri i Perëndisë, që kalon shpesh nga ne, është njeri i shenjtë. Le t'i ndërtojmë, të lutem, një dhomë të vogël në katin e sipërm dhe le të vëmë në të një shtrat, një tryezë, një ndenjëse dhe një shandan, që kur të kalojë nga ne, të rrijë atje».
2 i Mbretërve 4:8-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndodhi që një ditë Eliseu shkoi në Shunem, ku banonte një grua e pasur, dhe kjo e detyroi të hante pak ushqim. Kështu sa herë që ai kalonte andej, shkonte të hante tek ajo. Ajo i tha burrit të saj: "Ja, unë jam e sigurt që ai që kalon gjithnjë te neve është një njeri i shenjtë i Perëndisë. Të lutem, të ndërtojmë një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan; kështu, kur të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë".