2 i Mbretërve 2:11-13
2 i Mbretërve 2:11-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ata po ecnin duke biseduar, kur ia behu një karrocë e zjarrtë me kuaj të zjarrtë, që i ndau nga njëri-tjetri. Atëherë Elia u mor në qiell me një vorbull ere. Kur e pa këtë gjë, Eliseu thërriti: «Ati im, o ati im, karroca dhe kalorësia e Izraelit!». Nuk e pa më Elinë, por hoqi rrobat e i shqeu më dysh. Mandej mori gunën, që i kishte rënë Elisë, u kthye dhe qëndroi në breg të Jordanit.
2 i Mbretërve 2:11-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njëri-tjetri nga një qerre e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë. Eliseu e pa këtë dhe filloi të bërtasë: "O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij". Pastaj nuk e pa më. Atëherë kapi rrobat e tij dhe i grisi më dysh. Mblodhi pastaj mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, u kthye prapa dhe u ndal në bregun e Jordanit.