2 e Korintasve 9:5-6
2 e Korintasve 9:5-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj m'u duk e nevojshme t'u kërkoja vëllezërve që të vinin më parë te ju për të bërë gati dhuratën që keni premtuar, në mënyrë që ajo të jetë gati si dhuratë zemërgjerësie e jo kopracie. Sepse, kush mbjell me kursim, do të korrë pak dhe kush mbjell me zemërgjerësi, do të korrë me begati.
2 e Korintasve 9:5-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj m'u duk e nevojshme t'i këshilloj vëllezërit të vijnë te ju më përpara, që të bëjnë gati më parë ofertën që kishit premtuar më parë, kështu që ajo të jetë gati si dhuratë bujarie dhe jo koprracie. Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur.