2 e Korintasve 5:9-10
2 e Korintasve 5:9-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por, mbi të gjitha ne duam t'i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë. Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t'u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
2 e Korintasve 5:9-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë. Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.