2 e Korintasve 5:6-10
2 e Korintasve 5:6-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ne kemi marrë zemër dhe e dimë se, për sa kohë banojmë në këtë trup, banojmë larg nga Zoti, sepse jetojmë përmes besimit dhe jo përmes asaj që shohim. Ne kemi shpresë dhe parapëlqejmë të largohemi nga ky trup për të banuar pranë Zotit. Por, mbi të gjitha ne duam t'i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë. Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t'u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
2 e Korintasve 5:6-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit, (sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit.) Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin. Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë. Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.