2 e Korintasve 5:16-21
2 e Korintasve 5:16-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj ne nuk shohim më askënd vetëm në mënyrë njerëzore. Edhe pse dikur e njihnim Krishtin në këtë mënyrë, tani nuk e njohim më ashtu. Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja. E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të. Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit. Kështu ne jemi përfaqësues të Krishtit dhe kur ju flasim ne, është si t'ju fliste Perëndia. Ju përgjërohemi që për hir të Krishtit të pajtoheni me Perëndinë. Atë që nuk njihte mëkat, Perëndia e ngarkoi me mëkatet tona, në mënyrë që përmes tij Perëndia të na bëjë të drejtë.
2 e Korintasve 5:16-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu. Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit, sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit. Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Pajtohuni me Perëndinë! Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.