2 e Korintasve 5:15-19
2 e Korintasve 5:15-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta. Prandaj ne nuk shohim më askënd vetëm në mënyrë njerëzore. Edhe pse dikur e njihnim Krishtin në këtë mënyrë, tani nuk e njohim më ashtu. Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja. E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të. Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit.
2 e Korintasve 5:15-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta. Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu. Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit, sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.