2 e Korintasve 12:1-6
2 e Korintasve 12:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Megjithëse nuk është mirë të krenohem, duhet ta bëj dhe prandaj do t'ju flas për vegimet dhe zbulesat që më ka dhënë Zoti. Njoh një njeri, që beson në Krishtin, i cili para katërmbëdhjetë vjetësh u mor në qiellin e tretë, nuk e di nëse me trup apo pa trup, Perëndia e di. Di edhe se ky njeri, nuk e di nëse me trup apo pa trup, Perëndia e di, u mor në parajsë dhe dëgjoi fjalë të pashprehshme dhe që nuk mund t'i thotë asnjeri. Me këtë njeri do të krenohem e jo me veten time. Unë do të krenohem vetëm me dobësitë e mia. Edhe po të dëshiroja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të thosha të vërtetën. Por nuk po e bëj këtë, që askush të mos më vlerësojë më tepër nga ç'dukem e nga ç'them
2 e Korintasve 12:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sigurisht nuk kam dobi nga të mburrurit; prandaj do t'ia filloj me vegimet dhe zbulesat e Zotit. Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.