2 e Korintasve 10:13-18
2 e Korintasve 10:13-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa ne nuk do të krenohemi tej mase, por do të krenohemi brenda fushës së veprimit që na ka caktuar Perëndia e që na ka sjellë deri te ju. Nuk do të krenoheshim kaq shumë, po të mos kishim ardhur te ju. Por ne kemi ardhur të parët për t'ju predikuar ungjillin e Krishtit. Ne nuk krenohemi tej mase me mundin e të tjerëve, por shpresojmë se, duke u rritur besimi juaj, do të zgjerohet shumë edhe fusha jonë e veprimit, që të mund ta shpallim ungjillin edhe më tej, pa u krenuar me punën e bërë në fushën e veprimit të dikujt tjetër. Kush krenohet, të krenohet në Zotin. Në të vërtetë, i sprovuar është ai që e lavdëron Zoti e jo ai që lavdëron veten.
2 e Korintasve 10:13-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por ne nuk do të mburremi jashtë masës, po sipas masës së rregullës që caqet i caktoi Perëndia, sa të arrijmë deri te ju, Sepse ne nuk po shtrihemi përtej caqeve, sikurse nuk arritëm deri te ju, sepse ne arritëm më të vërtetë deri te ju me anë të predikimit të ungjillit të Krishtit. Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë, sa që përhapim ungjillin edhe përtej vendeve tuaj, pa u mburrur me ato që janë bërë në këtë lëmë nga të tjerë. Ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin, sepse nuk miratohet ai që e rekomandon veten e tij, po ai të cilin e rekomandon Zoti.