2 e Korintasve 1:19-22
2 e Korintasve 1:19-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, që e shpallëm mes jush unë, Silvani e Timoteu, nuk ishte «po» e «jo» njëherësh. Përkundrazi ai u bë «po-ja» e Perëndisë. Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen». Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos, dhe ai që na ka vulosur duke vënë Shpirtin e tij në zemrat tona si kapar.
2 e Korintasve 1:19-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse Biri i Perëndisë, Jezu Krisht, që u predikua ndër ju nga ne, pra, nga unë, nga Silvani dhe nga Timoteu, nuk ka qenë "po" dhe "jo", por ka qenë "po" në atë. Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë "po" dhe në atë "amen", për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh. Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia, i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës në zemrat tona.